Aktualitet

Konferenca ndërqeveritare/Oliver Varhelyi përgëzon Shqipërinë: Përmbushi reformat e kërkuara

Në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Këtë të martë, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat, që sipas tij çuan në hapjen e kapitujve të parë.

“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi në platformën “X”.

 



#Konferenca #ndërqeveritareOliver #Varhelyi #përgëzon #Shqipërinë #Përmbushi #reformat #kërkuara
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button