Von der Leyen apel liderëve të BE-së: Punoni në qendrat e emigrantëve si në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u kërkon krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së që të punojnë në mënyra inovative për të luftuar migracionin e paligjshëm. Në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, Von der Leyen sjell shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për migracionin.
“Propozimi i ri legjislativ i BE-së për riatdhesimet është në rrugë e sipër. Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të eksplorojmë rrugët e mundshme në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për kthimet. Me fillimin e operacioneve të parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri, do të mund të nxjerrim edhe mësime praktike”, thekson ajo, raporton A2.
Kujtojmë që sot është nisur drejt Shqipërisë anija e parë me 16 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti drejt Shqipërisë, të cilët do të strehohen në qendrën e pritjes në Gjadër.
Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, janë të gjithë meshkuj dhe janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara. Në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.
Sipas mediave italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.
#Von #der #Leyen #apel #liderëve #të #BEsë #Punoni #në #qendrat #emigrantëve #në #Shqipëri
Java News