Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Kryetari i PS-së, Edi Rama nga Gjiri i Lalzit foli për herë të parë për projektin e dhëndrit të Donald Trump që do të investojë në Sazan resorte dhe vila luksoze. Sulmoi segmente të opozitës që kanë deklaruar se Sazani është zonë e mbrojtur. Theksoi se firma “Aman” e hotelerisë ka ndërtuar edhe në zonat e mbrojtura nga UNESCO në Azi dhe Lindjen e Mesme.
“Këto ditë dhëndri i Donald Trump shpalli ambicien për të investuar në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit për ta kthyer në një xhevahir në Mesdhe. Flasin për një zonë të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë veç mbrojtjes nga ushtarët e Enver Hoxhës me dylbi që prisnin armikun imagjinar.
Hija e ish-presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij. Shqiptarët e dinë se tjetërkush e nxori Shqipërinë në shitje për një euro dhe nuk erdhi asjnë ta blinte sepse ishim për faqe të zezë. Përbënim lajm vetëm për krim, korrupsion dhe plehra.
Ju kujtohet se cfarë thoshin për mua kur u zgjodh por ja ku jam sot. Për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit. Zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të firmës së hotelerisë në botë, Aman, që ka ndërtuar një dyzinë në zonat përrallore të UNESCO-s në Azi dhe Lindjen e Mesme.” tha ai.
Rama theksoi se qeveria do të ketë aksione në investimin strategjik.
“Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit për të qenë shëmbëlltyra të denja, vepra të shkëlqyera. Kjo e reja për Sazanin nuk është kërkesa e parë që kemi pasur. Vitet e fundit ka pasur disa që na janë ofruar dhe i kemi refuzuar sepse nuk jemi të interesuar për të bërë pazare për vete, apo të pranojmë zhvillime mediokre” tha ai.
#Sazani #shitet #dhëndrit #të #Trump #Rama #Tjetërkush #nxori #Shqipërinë #në #pazar #për #euro #Ishulli #qenë #zonë #mbrojtur #vetëm #nga #ushtarët #Enver #Hoxhës
Java News