Lejoi një person të shpallur në kërkim të kalonte kufirin, ndalohet efektivi

AMP ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një efektiv në Pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Sipas komunikatës, AMP sqaron se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë), ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dyshohet se efektivi nuk ka marrë masa në lidhje me një shtetas i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol.
Njoftimi i AMP:
Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë), ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.
#Lejoi #një #person #të #shpallur #në #kërkim #të #kalonte #kufirin #ndalohet #efektivi
Java News