Gjici i sëmurë kërkon lirinë, gjykata thërret ekspertët për të verifikuar provat

Është shtyrë për në datën 11 nëntor seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Safet Gjicit për lirimin nga qelia për motive shëndetësore.
Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës, shkruan A2.
Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit. Të dërgohet një raport nga IEVP Lushnjë mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit të Gjicit. Të sillet një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Kartelat mjekësore do të shqyrtohen nga mjekët ekspertë seancën tjetër.
Safet Gjici vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti.
/a.r
#Gjici #sëmurë #kërkon #lirinë #gjykata #thërret #ekspertët #për #të #verifikuar #provat
Java News