Publikohet formacioni Çeki-Shqipëri, ja të besuarit e Silvinjos për raundin e tretë të Ligës së Kombeve

Shqipëria dhe Çekia përballen në Pragë, në kuadër të Nations League. Për këtë takim, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dhe homologu Hasek kanë zgjedhur titullarët. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.
Në portë është Strakosha, sakaq prapavija formohet nga Hysaj, Ismajli, Kumbulla e Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Ramadani. Daku, do ketë mbështetjen e Bajramit dhe Asanit në sulm.
Shqipëria renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Çekia është në pozitën e 3-të. Arbitër i takimit është francezi Bastien.
Formacionet:
ÇEKI: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.
#Publikohet #formacioni #ÇekiShqipëri #të #besuarit #Silvinjos #për #raundin #tretë #të #Ligës #së #Kombeve
Java News