Deputetët e PD “harrojnë” mosbindjen civile/ Vetëm një grusht njerëzish protestojnë para Bashkisë
Deputetët e Partisë Demokratike duhet të ishin në mosbindje civile, por shumica e grupit parlamentar demokrat e braktisën protestën e përjavshme në dyert e Bashkisë ku kërkohet prej javësh dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj për skandalin 5D.Deputetet pjesëmarrës numëroheshin me gishtat e dorës.
Vetëm Flamur Noka, Dhurata Çupi dhe Tomor Alizoti zbatuan vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa deputetët e tjerë munguan në bllok. Ajo që ra në sy ishte se policia kishte marrë më shume masa se ligjvënësit demokrat për mosbindje civile pasi forca të shumta kishin blinduar godinën e Bashkisë.
Përfaqësuesit e opozitës pasi mbajtën fjalimet e tyre u larguan pa zhurma dhe i vetmi rezultat i këtij tubimi ishte kaosi dhe rendimi i trafikut në kryeqytet për shkak të rrugëve që policia bllokoi si rezultat i protestës së opozitës, e cila zgjati më pak se 45 minuta.
/a.r
#Deputetët #harrojnë #mosbindjen #civile #Vetëm #një #grusht #njerëzish #protestojnë #para #Bashkisë
Java News