Aktualitet

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri?

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Vendimi parashikon kushte të rrepta kontrolli. Për të drejtuar dhe kontrolluar procesin, ligji parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it.

Kjo agjenci do të jetë me statusin e personit juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe do të ketë si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të këtij ligji.

Agjencia do të ketë selinë ne Tiranë dhe do ta shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Burimet e financimit të Agjencisë do të jenë të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e saj. Kjo agjenci do të ketë stemë, logo dhe vulë zyrtare.

Pranë Agjencisë do të krijohet dhe funksionojë Komisioni i Licencave që do të ketë në përbërje 7 anëtarë nga të cilët 3 janë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, 1 nga ministria e Brendshme, 2 nga ministria e Bujqësisë dhe 1 përfaqësues nga ministria e Financave dhe Ekonomisë. (tabela 1)

Në Agjenci do të ngrihen dhe funksionojnë dy njësi të specializuara mbikëqyrje; njëra për kanabisin mjekësor e tjetra për kanabisin industrial.

Licenca do të jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Për të përfituar licencën duhet që konkurruesit të kenë një eksperiencë së paku 3 vjeçare në këtë fushë, të kenë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 milionë lekë etj.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it krijohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në total, sipërfaqja që parashikohet që të kultivohet në rang vendi do të jetë 200 hektarë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button