Aktualitet
Uragani Milton, rëndohet bilanci, 10 persona të vdekur nga stuhia

Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur nga stuhitë e uraganit Milton në Florida të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët thanë se pesë njerëz u vranë nga tornadot në kontenë St. Lucie, nga katër të konfirmuar më herët këtë mëngjes.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të analizojnë mbetjet në zonë pas stuhisë, ndërsa guvernatori Ron DeSantis u shpreh se ka pasur ndërprerje masive të energjisë.
“Mund të themi se stuhia nuk prodhoi skenarin e rastit më të keq përsa i përket rritjes së stuhisë,” theksoi ai.
#Uragani #Milton #rëndohet #bilanci #persona #të #vdekur #nga #stuhia
Java News