Zonja e parë e Turqisë sot në Tiranë, gazetari: Erdogani e merr bashkëshorten me vete atje ku ndihet si në shtëpi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilloi një vizitë zyrtare këtë të enjte(10 tetor) në Tiranë.
I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, gazetari në Turqi evidentoi faktin që presidenti turk, u shoqërua nga bashkëshortja e tij pasi sipas tij, kjo tregon që konsideron Shqipërinë vend mik.
“Nëse presindenti turk e merr zonjën e Parë me vete tregon që po shkon në një vend ku ai ndjehet si në shtëpinë e tij. Kjo është një gjest që nuk e bën gjithandej madje as kur shkon në vende myslimane. Pra fakti që erdhi i shoqëruar nga bashkëshortja është një gjest për tu vlerësuar nga ana e tij”, u shpreh gazetari.
#Zonja #parë #Turqisë #sot #në #Tiranë #gazetari #Erdogani #merr #bashkëshorten #vete #atje #ndihet #në #shtëpi
Java News