Aktualitet

Rruga Elbasan-Qafë Thanë në fazën e dytë, Rama publikon fotot nga punimet

Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ndodhet në fazën e dytë. Është kryeministri Edi Rama që ka postuar në rrjetet sociale foto nga puna.

Ai thotë se aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave.

Ndërkohë vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”, njoftoi Rama.

#Rruga #ElbasanQafë #Thanë #në #fazën #dytë #Rama #publikon #fotot #nga #punimet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button