Aktualitet

Zoti Dumani, kur e kanë radhën e sekuestro-s, Agroni i Fatmir Xhafës dhe Sulejmani i Petrit Fushës?

SPAK nuk po vepron, megjithëse e di që Agron Xhafaj, vëllai i ish-Ministrit të Drejtësisë e ish-Ministrit të Brendshëm, dhe Sulejman Fusha, vëllai  i ish-kryeprokurorit të Tiranës, janë të dënuar me burg në Itali e Spanjë si drejtues grupesh të strukturuara të trafikimit të drogës dhe kanë biznese e pasuri me miliona Euro në Shqipëri…

Në shtator 2018, Ministria e Brendshme në bashkëveprim me Prokurorinë e Përgjithshme, krijoji strukturën e posaçme “Taskë Forca e Ligjit”, të drejtuar nga ministri Fatmir Xhafaj, por në listën me 170 emra trafikantësh të dënuar brenda e jashtë Shqipërisë, mungonin Agron Xhafaj e Sulejman Fusha, njeri vëllai i vetë Fatmirit, tjetri vëllai krye-prokurorit Petrit Fusha.

Në muajin shkurt 2020, Ministria e Brendshme në bashkëveprim me SPAK, krijuan strukturën OFL dhe filluan sekuestron e pasurive të kriminelëve e trafikantëve, por në listën me 380 emra, mungonin përsëri vëllai i Fatmir Xhafës dhe vëllai i kryeprokurorit Petrit Fusha.

Pas shkrirjes së strukturës OFL, operacionin për sekuestro të pasurive e mori në dorë SPAK, i cili deri më 10 mars 2023, ka bërë sekuestrimin e 74 vrasësve e trafikantëve dhe 9 zyrtarëve por “Pamfleti” ka denoncuar faktin, se në listën e SPAK nuk ishin futur emrat e krye trafikantëve Agron Xhafaj e Sulejman Fusha, për shkak të ndikimit të vëllezërve të tyre në strukturat e drejtësisë.

Në janar 2022, ish-drejtuesi i SPAK Arben Kraja, tha se në procesin e sekuestrimit të pasurive, janë futur të gjithë personat e dënuar për vrasje me pagesë, trafikim droge e korrupsion.

Burime konfidenciale nga agjentë të BKH, që merren me  gjurmimin e pasurive të trafikantëve, kanë thënë për “Pamfleti”, se vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllai i ish-krye-prokurorit Petrit Fusha, nuk janë planifikuar për hetim e sekuestrim pasuror as gjatë vitit 2023.

Ka indicie, se Agron Sezai Xhafaj e Sulejman Shefqet Fusha, nuk janë fare në listat e sekuestrimit, por duke i besuar deklaratës së ish-kryetarit, Arben Kraja, se në listë janë të gjithë trafikantët, po pyesim drejtuesin e ri Altin Dumani, se kur e kanë radhën Xhafaj e Fusha.

Sepse kanë kaluar 3 vite e SPAK nuk po vepron, megjithëse e di që vëllai i ish-ministrit Xhafaj dhe vëllai i ish-kryeprokurorit Fusha, janë të dënuar me burg në Itali e Spanjë si drejtues grupesh trafikimi të kokainës dhe kanë biznese e pasuri miliona Euro në Shqipëri.

Nëse shefat e SPAK nuk e dinë, po i kujtojmë se Agron Xhafaj është dënuar me Vendim nr.455, datë 21.04.2004 të Gjykatës së Leçes, i cili ka hyrë në fuqi më 10.12.2008, ndërsa urdhri i burgosjes është i datës 07.02.2009, dhe po e vuan dënimin pas skandalit “Salianji- Babale”.

Por bashkë me trafikantin tjetër Gramoz Murataj, ai u arratis e u rikthye në Vlorë, ku hapi 5 zyra këmbimi valutor, 8 “Bar kafe”, një biznes moto-detare e shezlonë dhe 1 kompani bixhozi me 2178 pika bastesh në të gjithë Shqipërinë, si dhe ka 78 pasuri të paluajtshme.

Ndërsa Sulejman Fusha, pas 15 vitesh trafikim kokaine në Spanjë, u arrestua në nëntor 2011 e u dënua dy herë: me nga 12 vite e 9 vite burg dhe po vuan dënimin në burgun “Centro Pontanciario” të rajonit Villena Alicante- Spanjë.

Deri tani, Sulejman Fushës  i dihen 3 milionë Euro pasuri, ndër to resorti luksoz “MAI-TAI” me sipërfaqe 3000 m2 në Farkë, i cili administrohet nga ish-prokurori Petrit Fusha dhe i biri i tij Aldi Fusha, ish-kandidat i LSI për deputet dhe  anëtar kryesie i Partisë së Lirisë./Pamfleti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button