Mesazh për Berishën? Pak minuta larg protestës ambasada e SHBA me njoftimin e rëndësishëm: FBI takoi Altin Dumanin

Teksa na ndajnë pak minuta nga protesta e opozitës, ambasada e SHBA ka ndarë një takim të zhvilluar fundjavën e kaluar mes prokurorëve të SPAK dhe FBI, duke zhvilluar edhe një seminar.
Ambasada njofton se prokurorët i janë nënshtruar një trajnimi nga OPDAT, teksa e bën të qartë se SHBA do të mbështesë SPAK në arrestimin e të korruptuarve.
“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton ambasada.
#Mesazh #për #Berishën #Pak #minuta #larg #protestës #ambasada #SHBA #njoftimin #rëndësishëm #FBI #takoi #Altin #Dumanin
Java News