“Ja ku jam!” Ardit Gjebrea: Edhe mua dikur më kanë bullizuar
Ardit Gjebrea ndau historinë e tij. Përtej suksesit që shohim sot, Ardit Gjebrea ka trguar se dikur edhe ai ka vuajtur fenomenin e bullizmit.
Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin duke përdorur epitete të pahijshme, por karma ka bërë punën e saj sepse sot ia ka arritur t’ia dalë mbanë.
Ardit Gjebrea: Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë.
#jam #Ardit #Gjebrea #Edhe #mua #dikur #më #kanë #bullizuar
Java News