Aktualitet

“Pija urinë, gjysmë domate për 4 ditë”, Angjelina tregon mbijetesën në 1990 në Ambasadën Gjermane!

Nga Eljan Tanini

Ja si mbijetova në ferrin e Korrikut 1990 brenda Ambasadës Gjermane pa bukë, pa ujë, në mes të vapës, me vajzën e vogël në krah dhe shtatzënë! Më pas, jeta e mundimshme dhe e bukur drejt Gjermanisë.

Më poshtë intervista exlusive e Angjelina Haxhija Schwenk në Esencë nga Eljan Tanini, që u sonte në orën 21:00 në Ekranin e Report TV.

Angjelina Schwenk
Ish Ndihmës Mjeke

Angjelina Schwenk: -Kam qenë shtatzënë me vajzën e dytë në ngjarjen e Ambasadës Gjermane. Ishte vera më e nxehtë e jetës sime. Kam banuar atje pranë ambasadës, në rrugën Xhezmi Delli. Shtëpia jonë gjendej pranë Ambasadës Gjermane, vinin te ne shumë të rinj që donin të kalonin murin.

Eljan Tanini: -Si ishin ato ditë para se të niste 2 korriku?

Angjelina Schwenk: -Ato nuk ishin vetëm ditë shumë të nxehta, por ishin edhe ditë shumë të zhurmshme. Flitej se do të bëheh një demonstratë shumë e madhe. Une di që ish burri im në atë kohë ishte në miqësi me djemte e Ambasadorit Gjerman. Ai banonte atje pranë, kish dëgjuar që ambasada nuk do të hapet nga dera por nga muri që të quhet si azil politik. Kam hyrë në Ambasadën Gjermane ne 3 të natës duke gdhirë data 5 korrik

Eljan Tanini: -Si hyre në Ambasadën Gjermane kur ti ishe shtatzënë?

Angjelina Schwenk: -Nuk e kisha në plan të hyja kurrë në Ambasadën Gjermane. Sapo kisha mbaruar diplomën, me dy diploma në xhep. E mbarova mjekësinë me notën më të mirë. Nuk e ëndërroja të shkoja kurrë në Gjermani. Megjithatë, ne vuanim për bukën e gojës. Një javë hanim me rrogat tona, një javë do merrnim borxh të hanim, pagonim borxhin dhe mbeteshe gjysma e rrogës. Nuk e bëje dot një jetesë të re ashtu siç deshe!
E haja bukën me ujë në banjon spitalit distrofik. Kishte shumë kolege që e bënin këtë gjë. Punoja turni i tretë sepse unë isha edhe me diplomë, në lavanteri merrnim gjysmë kile qumësht që e bënim kos dhe me atë ushqeja vajzën, laja rreth 200 pelena fëmijësh me dorë.

Eljan Tanini: -Ajo e bërtitura e ish bashkëshortit tënd dhe ti qe je pranë tij…

Angjelina Schwenk: -Ne kemi arritur në datën 16 Korrik, në 10:45. Ishte rrugë shumë e vështirë, zbritëm në Brindisi, nuk e dinim ku do të shkonim. Dinim vetëm që do të shkonim në Gjermani, nuk dinim asgjë fare. Im shoq dinte italisht, vinte edhe Kryqi i Kuq. Unë nuk kisha fustan, fustani i barrës më ishte bërë minifund se e përdorja si pelena për vajzën. Më dhuruan një fustan xhinsi, ishte një xhins i zi ai që më dhuruan, për mua ishte sikur të merrja një Ferrari, ndër to edhe shumë ushqime. Ishim të uritur në maksimum.

Eljan Tanini: -Nga hyte ju në Ambasadën Gjermane?

Angjelina Schwenk: -Unë hyra nga ana e pasme e murit të ambasadës, kishim bërë një si skelë. Mua vajzën ma mbante mami sepse isha me provimet e shkollës. U futa në ambasadë për të marrë vëllain, më genjeu pozitivisht im shoq.
Ishin tre radhë ushtarësh, në çastin që kalonim ushtarët i thonin tim shoqi: Ta bëftë zoti mirë Arian. Dhe unë çuditesha pse i thonin atij ashtu. Më tha që ne shqiptarët kështu themi. Më verboi në ato çaste, nuk e kuptova. Lartë te muri i ambasadës ishin vendosur xhama, me ngritën peshë ushtarët dhe kur hapa kokën nga ana tjetër ishte sikur të shihje 2-3 mijë njerëz nga ana tjetër. Im shoq tha: Kujdes se e kam gruan shtazënë. Rashë mes njerëzve, nuk e kuptoja nga kishin ardhur gjithë ata njerëz. Edhe sot ime bijë Arisa këtë temë nuk do ta flasë. Mban mend njerëzit, ata që rrotulloheshin pranë vilës së ambasadorit. Ne vinim rrumbullak natë e ditë duke ecur. Im shoq gjeti te garazhi i ambasadorit një vend ku unë të rrija, se nuk kisha vend, po të ngrihesha nuk do e gjeja më vendin, mbaja edhe vajzën në prehër.

Eljan Tanini: -Si ishin ditët e qendrimit te një gruaje brenda në Ambasadën Gjermane?

Angjelina Schwenk: -Ishte një tmerr i vërtetë, uroj që asnjë grua mos ta provojë këtë gjë. Deri sa të kem jetë unë nuk do e harroj, uroj që asnjë grua të mos e provojë atë tmerr. Në radhë të parë nuk kishim ku të shkonim në banjë, nuk kisha ujë, nuk kishim ku të pinim. Ambasadori Gjerman dy ditët e para bukën e merrte te fshatarët, ai nisi ta ndante bukën si fillim për fëmijët.
Gjysmën e gjysmës së gjysmës ia dhashë vajzës, e kam lëpirë për gati katër orë që të kisha shijen e bukës. Katër ditët e para kam mbijetuar me gjysmë kokërr domateje. Nuk kishim ujë të pinim, kjo ishte me e tmerrshmja.
Populli, ushtarët që ishin prapa murit, bukën që e merrnin me vete, na e hidhnin ne. Kur binte ajo buka, ishte sikur binte flori. Luftohej për atë bukë. Shumë djem qe e di unë jepnin unazën, orën e martesës për një copë bukë, nuk gjej fjalë.
As për të fjetur nuk bëhej fjalë fare. Prindërit thërrisnin te pjesa e pasme e murit, ishte e tmerrshme. Banjot ishin kthyer në çezma urinimi dhe fekalesh, mamaja ime tërhiqte flokët dhe ushtarët i binim me kamzhik asaj. Nuk e di si nuk na ra ndonjë kolerë atje. Djemtë hapën me duar një gropë, e cila mori gati gjysmën e bahçes duke u zgjeruar me fekale. 5 punonjës gjermanë të ambasadës nuk kishin se çfarë të bënin me 3700 vete. Nata ishte e nxehtë. Në datën 6 korrik thanë që një ushtar donte të rrëmbente një fëmijë prej atyre organizatorëve të ambasadës. Nisi të shtynin njëri tjetrin, si gurët domino ashtu edhe unë me vajzën dhe barkun shtatzënë. Jam zgjuar nga të fiktit te shkallët e korridorit të zyrës së ambasadorit.
Më datë 8 korrik na erdhi uji me autobot ngjyrë portokalli, qanin e gëzonin nga gëzimi. Ai e derdhi ujin në tokë. Njerëzit uleshin në gjunjë në tokë të thithnin ujin e mbetur, ose vinin në tokë këmisha e kanotiere që të thithnin ujin që po e merrte toka e thatë. Kam ndenjur ato dy ditë e netë pa ujë dhe në këmbë, pa u ulur. Edhe vajzën e mbanim ne krah. Zgjohej vajza e vogël ecnim. Buka nuk arrinte dot te ne. Ditët e fundit kur ishte ngrohtë nuk kishte fare ujë. Im shoq ditët e fundit vajti mblodhi urinën e shqiptarëve me një tas të bardhë, unë me atë mbijetova, atë i dhashë vajzës, me atë piva unë tre ditët e fundit.
Na futën në autobuse pa penxhere të hapura pa mbulesat sipër të hapura, na futën 100 vetë në një autobus, gjithashtu pa dyer të hapura. Ajo ishte vdekja e dytë e jona, jam e bindur që ishte bërë me qëllim që ne të humbim jetën. Të gjithë na uronin për mirë edhe duartrokisnin. Kur vajtëm në Durrës ata kishin nëpër çatitë e pallateve, te Porti populli ulërinte, qanin! Dikush thërriste emrat e fëmijëve te porti, aty kuptohej që një popull po qante për fëmijët e tij. Ishte koha kur Shqipëria po derdhte gjak për mendimin tim. Në anije na jepnin shishe uji, ajo ishte parajsa për mua.
Im shoq bërtiste “Liberta-Libertaaa”, për mua parajsa e vetme ishte vetëm uji. Kemi fjetur në korridoret e anijes, kam qenë në gjysmë deliri. Më dhanë ndihmat e para nga Kryqi i Kuq. Kemi udhëtuar me tren 40 orë, ishin trena të vjetër pasagjerësh, na hidhnin nga penxheret ushqimet, i mbaja fshehurazi se kishim frikë.
Në Mynchen kur ndaluam, nuk e kuptonim pse treni zvogëlohej, im shoq u tha që duam të shkojmë në Berlin, por ama jo në Berlinin Lindor. Unë e dua shumë Berlinin, jam një berlineze.
Na çuan si fillim në një shtëpi azilantësh, zbritëm në Berlin 57 vetë, qëndruam në 25 dhoma me vetëm një banjo. Nuk ishte aq e lehtë. Ishim të gjitha familjet me një fëmijë, dy fëmijë në një dhomë. Ushqimi vinte i gatshëm dhe vetëm gjysmë kile qumësht, e bëja kos dhe ushqeja vazjën e madhe. Pas tre muajve që kaluam këtë gjendje, u futëm në demonstratë urie. Më pas nisën të na jepnin një para minimale, 25 marka dhe disa marka për vajzën, që të paktën të blije diçka minimale. Shqiptarët nuk e kishin këtë famë që kanë sot, punët më të rënda në Gjermani i bëjnë vetëm shqiptarët. Na shihnin sikur kishim ardhur nga majmuni. Ka njerëz që kanë ndenjur 4-5 vite ashtu, im shoq çau, e kapi kollaj gjermanishten, pas gati 4 muajsh ndodhi e gjitha kjo. Diploma jonë nuk pranohej, po të thoje shqiptare s’donte me të pa njeri me sy!
Unë nisa punë në një fabrikë çokollatash, në dy vitet e para ndenja me vajzën. Në ato vite nuk ndihmonte shteti si sot, im shoq punonte në një punë të mirë, ishte nga shqiptarët e parë që çau.
Shumë shqiptarëve u janë dashur edhe 10 vite për t’u rregulluar mirë. Vajza lindi në muajin e 10, mjekja thoshte që vajza nuk donte të dilte nga barku sepse donte të hante. Unë kam 3 vajza dhe jam bërë 2 herë gjyshe. Une e kam parë këtë video qe ju tregova edhe juve dy herë në jetën time. Ne që ikëm ishim trimat e këtij vendi, ishte luftë me jetën. Pasi u stabilizuam në 3 vite në Gjermani, im shoq ishte i miri i të gjithëve por i keqi i vetes. Me burrin që kam tani, Mikaelin jam njohur në pallatin ku banonim. Ai kishte nevojë për një shitëse, unë thashë ok kur më pyeti, para doja në atë kohë. Ashtu u dashuruam, morëm shtëpinë bashkë, lindëm vajzën e tretë bashkë. Ai i adoptoi vajzat e mia.

#Pija #urinë #gjysmë #domate #për #ditë #Angjelina #tregon #mbijetesën #në #në #Ambasadën #Gjermane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button