Kërkoi t’i pezullohet burgimi, Gjykata e Lartë mblidhet në 15 tetor për Salianjin
Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datën 15 Tetor, ora 13:20, kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg, të depozituar nga deputeti Ervin Salianji, nëpërmjet avokatëve mbrojtës.
Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Rekursi paraprak, së bashku me kërkesën për pezullim, u regjistrua në datën 1 Tetor.
Salianji ndodhet aktualisht në Burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës e la në fuqi vendimin e shkallës së parë më 26 Shtator, për veprën penale “kallëzim i rremë”, në lidhje me dosjen “Babale”.
Salianji kërkon pezullimin e vendimit, me pretendimin se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të tij, duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës dhe se në dosje nuk ka pasur prova.
/a.r
#Kërkoi #pezullohet #burgimi #Gjykata #Lartë #mblidhet #në #tetor #për #Salianjin
Java News