VIDEO/ Shokon polici nga Vlora: Më aksidentuan gruan dhe vajzën, kamerat u fshinë!
Një rrëfim i ndjerë dhe tronditës ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. Bëhet fjalë për një aksident të rëndë që la të paralizuar një 43-vjeçare nga Vlora, një krim që nuk pa pas hekurave asnjë autor.
Ngjarja e rëndë u shënua në Vlorë më 24 janar të vitit 2021 rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku 43-vjeçarja u aksidentua së bashku me vajzën e saj duke kaluar vijat e bardha nga një automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Fëmijët e 43-vjeçares rrëfejnë se makina ishte me shpejtësi të madhe dhe pas aksidentit nuk ndaloi fare po vazhdoi rrugëtimin me shpejtësi.
Të dëmtuarat janë marr nga një makinë e rastit dhe janë çuar në spital për të marrë ndihmën e parë. 43-vjeçarja pësoi fraktura të rënda dhe në momentet e para iu rrezikua jeta. Pas daljes nga rreziku për jetën ajo sot ka mbetur në krevat dhe pothuajse e paralizuar mes një traume të jashtëzakonshme edhe pse në luftë ligjore për të gjetur të drejtën dhe që autorët të marrin dënimin e merituar.
Është bashkëshorti i saj sot që apelon për ndihmë edhe pse ai prej vitesh është polic në karrierë. Çifti së bashku me fëmijët ndodhen në një situate ekonomike alarmante pas dhjetëra ndërhyrjeve kirurgjikale.
#VIDEO #Shokon #polici #nga #Vlora #Më #aksidentuan #gruan #dhe #vajzën #kamerat #fshinë
Java News