Tensionet në Kuvend, Spiropali takohet me Presidentin Begaj! Zbardhen detajet e diskutimit
Pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Presidencë.
spiropali begaj
Spiropali ka takuar presidentin Bajram Begaj, ndërsa mësohet se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Kujtojmë se sot deputetët e opozitës vijuan aksionin e tyre opozitar, duke u përplasur me Gardën e Republikës së Shqipërisë, pasi këta të fundit nuk i lejonin të hynin në seancën plenare, ku janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.
Më pas deputetët demokratë nuk kanë lejuar hyrjen e socialistëve në ambientet e Kuvendit, duke shkaktuar sërish kaos.
Ndërsa seanca vijoi vetëm me deputetët socialistë, opozita në shenjë të mosbindjes civile, dogji para Kuvendit katër manekinë me fytyrat e Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.
Aksioni i opozitës nisi pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen Babale. Opozita e ka cilësuar vendimin politike, ndërsa më datë 7 tetor ka thirrur një protestë kombëtare.
#Tensionet #në #Kuvend #Spiropali #takohet #Presidentin #Begaj #Zbardhen #detajet #diskutimit
Java News