Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e Konjufcës

Seanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Gjykatën e Apelit këtë të enjte është shtyrë.
Siç raporton Dukagjini, kjo ndodhi për shkak se avokatja e tij nuk ka pranuar një ankesë të paraqitur nga gjykata e shkallës së parë.
Konjufca përballet me akuzën për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Po ashtu, sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.
#Shtyhet #seanca #në #Gjykatën #Apelit #për #rastin #Konjufcës
gazetablic.com