Bardhi mendon se karrigen e ka sjellë nga shtëpia: S’pyes njeri se çfarë bëj me mjetin tim të punës!
Kreu i deputetëve demokratë, në një deklaratë për mediat e konsideroi si përgjegjësi personale të çdo deputeti veprimet që bën me mjetet e punës, duke përfshirë edhe karriget. Bardhi i quan karriget mjete pune, sikur te ishin lapsat e nje nxenesi qe i ka blere vete.
Bardhi tha se deputetët e opozitës akuzohen sikur kanë kryer krime nga këta që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur.
Duke komentuar djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit, Bardhi tha se karriget janë mjeti i punës së deputetit dhe është përgjegjësi e tyre se çfarë bëjnë me një mjet pune.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar demokrat ka sqaruar edhe kallëzimin që PD ka bërë në SPAK për 73 deputetë socialistë.
Bardhi tha se tashmë në fletoren zyrtare është botuar vendimi për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës dhe moszbatimi i një vendimi gjykate është vepër penale.
Bardhi tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, moszbatimi i vendimit të Gjykatës dënohet me burg deri në 3 vjet. Në këto kushte, kreu i Grupit Parlamentar demokrat tha se PD i është drejtuar SPAK për të hetuar të 73 ligjvënësit socialistë.
Gjithashtu Bardhi ka sqaruar edhe arsyen sepse do të paraqitet në SPAK sot, pak ditë pasi denoncoi disa mesazhe që i kishin mbërritur në telefon të cilat i konsideroi si akte intimiduese.
Bardhi tha se SPAK është vënë në lëvizje pas denoncimit të tij. “Kam shprehur gadishmërinë për t’I vënë SPAK-ut në dispozicion telefonin tim, për të hetuar atë kallëzim që kam bërë, dhe sot do të paraqitem në Prokurorinë Speciale”, tha Bardhi.
/a.r
#Bardhi #mendon #karrigen #sjellë #nga #shtëpia #Spyes #njeri #çfarë #bëj #mjetin #tim #të #punës
Java News