Aktualitet
Kryeministri Viktor Orban pritet me nderime të larta shtetërore në Tiranë

Është mbajtur në ambientet e jashtme të kryeministrisë, pritja shtetërore e kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Me nderime të larta shtetërore, Orban u prit nga kryeministri Rama. Pas dëgjimit të dy himneve respektive Rama dhe Orban hynë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, në orën 10:30 është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.
Sakaq në orën 10:40 pritet të mbahet dhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave.