Ekipi rus po përgatit “jetën e re” pa shqiptarin në ekip, Rubin Kazani e lë Mirlind Dakun jashtë skuadrës –
Mirlind Daku është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm te Rubin Kazani. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i ekipit rus, teksa edhe në momentin e dëmtimit të shqiptarit, ky i fundit u detyrua të luante me injeksione pasi Rubin Kazani nuk e ka zëvendësuesin e tij të denjë.
Por Daku do të largohet në merkaton e verës dhe për këtë arsye, trajneri i skuadrës ruse po përgatitet për “jetën e re” pa të dhe po mundohet që skuadra e tij të bëjë edhe pa Dakun, duke i paraprirë situatës së re që do të krijohet në vazhdimësi.
Për këtë arsye, Daku nuk ishte në ndeshjen që sotme që Rubin Kazani zhvilloi në Kupë ndaj Fakel as në stolin e rezervave. Deri tani Rubini ka zhvilluar 5 ndeshje në Kupë dhe në të gjitha takimet, Daku ka qëndruar jashtë skuadrës duke parë rëndësinë e ulët të aktivitetit dhe trajneri që kërkon skuadrën e tij të bëjë edhe pa shqiptarin. /Sport Ekspres/
#Ekipi #rus #përgatit #jetën #shqiptarin #në #ekip #Rubin #Kazani #lë #Mirlind #Dakun #jashtë #skuadrës
SportExpress