Aktualitet

Forumi Global i Dialogut në Berlin/ Balluku: Diskutime me investitorët gjermanë të interesuar për Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Forumin Global të Dialogut në Berlin. Në një prononcim, ministrja Balluku deklaroi se kanë zhvilluar takime me investitorët gjermanë që janë të interesuar për të investuar në Shqipëri.

“Sot në Berlin u zhvillua dialogu global i Berlinit, ku morëm pjesë me ministrin e Financave dhe të Turizmit për të diskutuar me të gjithë partnerët sa i përket sfidave të mëdha që ka Evropa dhe vendet e vogla si Shqipëria apo Luksemburgu dhe Hungaria. Mora pjesë në këto panele për të diskutuar dhe dhënë eksperienca më të mira që tashmë Shqipëria po aplikon si për industrinë e turizmit dhe për t’u bërë sa më tërheqëse për investitorët e huaj.

Gjatë ditës së sotme, patëm mundësi që të uleshim me një pjesë të investitorëve gjermanë që janë të interesuar për të investuar në vendin tonë dhe për të informuar ata për skemat e taksimit apo incentivat që aplikohen në vendin tonë. Dialogu global i Berlinit mbetet një nga forumet më të rëndësishme dhe Shqipëria nuk duhet të humbë asnjë rast se tashmë vendi plotëson çdo kusht për t’u konsideruar si pjesë e BE duke pasur parasysh edhe hapjen e negociatave në ditët në vazhdim“, tha ministrja Balluku.

#Forumi #Global #Dialogut #në #Berlin #Balluku #Diskutime #investitorët #gjermanë #të #interesuar #për #Shqipërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button