Aktualitet
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, dyshohet se …

Një banesë është përfshirë nga flakët për të disatën herë në lagjen nr 3, në Korçë.
Mësohet se 3 mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët zjarrit. Syshohet se banesa është e braktisur dhe përdorej si strehë për endacakët. Nga zjarri rrezikohej një banesë ngjitur me godinën e braktisur ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarrin.
Zjarri është neutralizuar ndërsa pritet fikja totale e tij. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të hetuar lidhur me shkaqet.
#Përfshihet #nga #flakët #një #banesë #në #Korçë #dyshohet
Java News