Sport

Luajti shumë ndeshje me Murinjon –

Marash Kumbulla është rikthyer që të luajë në nivelet më të larta të futbollit europian. Pas një periudhë të vështirë, veçanërisht pas dëmtimit, mbrojtësi shqiptar zgjodhi që të shkojë në La Liga dhe firmosi me Espanjolin.

Menjëherë nisi të vlerësohej së tepërmi nga tifozët dhe mediat spanjolle për performancat e treguara. Madje një prej mediave spanjolle ka thënë se Kumbulla i tanishëm është po i njëjti me atë të Veronës, ku pati shkëlqimin e madh në karrierë.

Por për trajnerin e Espanjol, Manolo Gonzalez, niveli i lartë i treguar nga mbrojtësi shqiptar nuk është aspak surprizues. “Drejtuesit tanë sportiv kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në merkato. Marash Kumbulla luajti shumë ndeshje me Romën e Murinjos kur ishte 20 apo 21 vjec. Më pas u penalizua vetëm për shkak të dëmtimeve, por ka luajtur shumë mirë. Ka nivel të mirë dhe është ambientuar menjëherë në Spanjë”, tha trajneri i Espanjol. /Sport Ekspres/

#Luajti #shumë #ndeshje #Murinjon
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button