Aktualitet

Dy super përballje luhen sonte në elitën e basketbollit kosovar

Superliga e basketbollit në Kosovë vazhdon sot me dy super përballje.

Fillimisht nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës.

Të dy këto skuadra kanë bilanc të njëjtë ku pas dy ndeshjeve kanë nga një fitore e një humbje.

Takimi tjetër është derbi lokal mes dy rivalëve të qytetit.

Proton Cable Prizreni do të takohet me Bashkimin me fillim nga ora 19:00.

Dy ekipet kanë luajtur vetëm nga një sfidë deri më tani dhe e kanë fituar.

Sonte njëra nga këto skuadra do të njoftohet me humbjen e parë.



#super #përballje #luhen #sonte #në #elitën #basketbollit #kosovar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button