VIDEO/ Dinamo përmbys Vllazninë në minutën e 95, shkodranët nuk rezistojnë dot me 10 lojtarë –

Festë në njërin krahë dhe trishtim në tjetrin. Kështu është mbyllur sfida mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Dinamovitët kanë përmbysur sfidën në minutën e 95, duke marrë kështu një fitore me shifrat 2-1.
Shkodranët gjetën të parët rrugën e rrjetës, teksa Sala zhbllokoi shifrat në minutën e 28. Por vetëm 7 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, autori i golit të Vllaznisë la skuadrën me 10 lojtarë. Kartoni i kuq i Salës dha efektin e tij, pasi kuqeblutë nuk mundën të rezistonin dot deri në fund ndaj Dinamos. Fillimisht Itodo në minutën e 79 dhe më pas Bregu në të 95-n përmbysën Vllazninë dhe i dhanë tre pikët mjaft të vyera Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#VIDEO #Dinamo #përmbys #Vllazninë #në #minutën #shkodranët #nuk #rezistojnë #dot #lojtarë
SportExpress