Aktualitet

Në fakt, kjo është drejtësia

Nga Artur Ajazi

Askujt nuk i urojmë burgun. Askujt nuk i urojmë gjithashtu, të shpifë, të gënjejë, të mashtrojë, të keqpërdoret, dhe pastaj të thotë “u dënova politikisht”. Po pse ? Cili është shkaku që u dënove politikisht, kur ti shpif, sajon, aludon ? Politika dhe drejtësia, nuk kanë sot asnjë lidhje të përbashkët. Shpife, dënohesh. Dhe kjo ndodh kudo në botën e qytetëruar. Se me burg, se me gjobë, apo diçka tjetër, kjo i mbetet gjykatës ta vendosë.

Por ja që, pas 34 vitesh, më në fund, drejtësia vuri “pikat mbi “i” , pasi dënoi një njeri, apo një ligjvënës, për “shpifje”. Në bashkëpunim me persona të tjerë, në fakt Salianji veçse u përdor nga Berisha dhe të tjerët, që i mbushën mëndjen atij se “bëhu trim, na ke neve pranë, nuk të gjen gjë”.

Dhe “trimi” që sapo kishte kapërcyer pragun e Partisë Demokratike dhe kishte marrë edhe mandat deputeti, nuk  mendoi gjatë, por hop “u hodh mbi tankun armik si Vojo Kushi”. Gjeti një Babale, gjeti një tjetër, dhe ca përgjime kuturru, dhe nisi të akuzojë, Xhafajn, vëllain e tij, drejtues policie, me soj dhe sorrollop. U krijua disi “miti i Salianji”. U krijua mendimi nga brënda asaj partie se “Ervini të akuzon, të thyen brinjët, të denoncon, të diskrediton, kushdo qofsh ti”.

Dhe me këtë mendin trashanik, njeriu i keqpërdorur nisi rrugëtimin drejt “famës”. Akuzat e tij të përditshme i kalonin “caqet” e deputetit, dhe shkonin drejt miopisë dhe idiotësisë. Hetimi, gjykimi dhe vendimi tanimë mbaruan, dhe Salianji u dënua me 1 vit burg. Në sallën e gjyqit ishin edhe bashkëfajtorët e tij, të cilët dukeshin të “inatosur”, dhe nisën të akuzojnë gjyqtaren, gjyqtarin, Ballukun, Ramën,  dhe u betuan se “do të marrim hakun e Salianjit”.

U bënë edhe 2 mbledhje të tjera urgjente të grupit parlamentar dhe kryesisë PD-së, nga ku foli edhe Berisha. Ai u tha të vetëve se “tani do ta shikojë Edi Rama, do të gjendemi kudo, në Parlament, rrugë, bulevarde, sheshe qytetesh, me mosbindje civile derisa Rama të ikë”.

Kjo pra ishte dhe mbeti taktika më foshnjore që ka patur dhe ka edhe sot, opozita e kapur prej “zverku” nga kryetari  i saj. Por në fakt, kjo ishte dhe drejtësia. Dhe këtë e kupton çdo shqiptar i akuzuar me shpifje, sajesa, dhe që politika shpesh i ka prishur qetësinë dhe harmoninë familjare. U dënua një deputet, dhe jo qytetar i thjeshtë. Drejtësia e re, ka ngritur “stekën”, dhe kjo është arritje,  dhe tregues i një  drejtësie të pavarur, dhe aspak me lidhje politike.

Ti nxish jetën tjetrit duke shpifur, duke i marrë ryben, erëzin, duke i njollosur vehten, familjen, gruan, fëmijët, fisin, dhe të thuash pastaj kur dënohesh se “është hakmarrje politike”, është logjikë e njeriut  fatkeq  dhe të keqpërdorur. Në fakt, kjo është drejtësia. Kur shpif, kryen një vepër penale apo shkelje administrative, dënohesh. Iku koha e rrumpallës, kur drejtësia bëhej servile e politikës, iku koha kur prokurori apo gjyqtari, mbante veshët përpjetë nga ministri, kryeministri apo shefat e tjerë, për të pritur urdhërin nga lart. Në fakt, kjo është drejtësia e re. Në demokraci ka ligje të zbatueshme, rregulla të pranueshme, dhe drejtësi të zbatueshme.

#Në #fakt #kjo #është #drejtësia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button