Aktualitet

Cila është procedura për arrestimin e Ervin Salianjit

Ervin Salianji u dënua dje me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi i Gjykatës së Apelit është i ekzekutueshëm dhe pritet që deputeti të arrestohet.

Por cila është procedura që ndiqet?

Fillimisht prokurorja Elona Alvora u zgjodh për të ekzekutuar vendimin.

Firma e saj do t’ia delegojë Policisë së Tiranës mandatin e ekzekutimit të arrestit të Ervin Salianjit.

Më pas efektivët e policisë do të vihen në lëvizje për të bërë verifikimet me qëllim identifikimin e vendbanimit të deputetit Ervin Salianji.

Uniformat blu do t’ia bëjnë me dije deputetit Ervin Salianji urdhrin dhe më pas do ta shoqërojnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Aty ai do të qëndrojë deri kur të bëhen procedurat e tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të caktuar se në cilin institucion do ta vuajë dënimin.

/a.r

#Cila #është #procedura #për #arrestimin #Ervin #Salianjit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button