Krasniqi: 9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit, mashtruesin!

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto katër vite ishte Qeveria e Kosovës.
Krasniqi duke iu referuar deklaratës dhënë dhe nga Hovenier tha se janë të pashpjegueshme kritikat e miqve tashmë edhe me fjalor jo-diplomatik.
“E kanë katandisur dialogun, katandisje edhe në integrimet evropiane, rrënoi marrëdhëniet me aleatë dhe është e kuptueshme që sanksionet do të thellohen deri sa ky kryeministër ta largohet sepse është bërë armik i aspiratave tona shumëvjeçare” shkruan Krasniqi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Deputetja e LDK-së thotë se 9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues, duke iu referuar kryeministrit Kurti.
Reagimi i plotë:
#Krasniqi #shkurti #është #dita #kur #populli #Kosovës #largoj #nga #zyra #kryeministrit #mashtruesin
gazetablic.com