Sport
Përballja e parë direkte në La Liga/ Konfirmohen data dhe orari i “El Clasico”-s, Real Madrid-Barcelona

Konfirmohen përfundimisht data dhe orari për “El Clasicon”. Sfida Real Madrid-Barcelona është programuar të mbahet me 26 tetor në “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 21.00.
Për të dyja skuadrat, kjo do jetë përballja e parë direkte në La Liga për këtë sezon. “El Clasico” pritet me interes të jashtëzakonshëm edhe nga tifozët, të cilët me siguri do të mbushin shkallët e stadiumit.
Si Los Blancos, ashtu edhe katalanasit do të kërkojnë 3 pikët, si një motivim për edicionin futbollistik. Edhe pse nuk është një ndeshje vendimtare, Real Madrid-Barcelona ka prodhuar gjithmonë…spektakël.
#Përballja #parë #direkte #në #Liga #Konfirmohen #data #dhe #orari #Clasicos #Real #MadridBarcelona
Java News