Moment historik për futbollin shqiptar/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë në muajin shtator 2025 –
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë.
Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe këto vendime të tjera:
– U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.
– U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27
– Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.
– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.
– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.
#Moment #historik #për #futbollin #shqiptar #Komiteti #Ekzekutiv #UEFAs #të #mblidhet #në #Tiranë #në #muajin #shtator
SportExpress