Sport

Të mërkurën nis faza e grupeve në Europa League, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg –

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e Xhajës jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane sa herë është përzgjedhur nga UEFA, ka bërë që të marrë vlerësimin e radhës nga qeveria europiane e futbollit.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attwell, do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

#Të #mërkurën #nis #faza #grupeve #në #Europa #League #Juxhin #Xhaja #vendos #drejtësi #në #sfidën #Alkmaar #Elfsborg
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button