Aktualitet

Shteti sovran i “Urdhrit Bektashi”/Minxhozi: Kjo është ‘loja’ e Ramës për t’i hedhur benzinë zjarrit

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në studion e “Real Story”, u diskutua nisma e diskutuar në publik për krijimin e shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi”, një nismë kjo, e cila ka krijuar debate të shumta.

Analisti i njohur, Sokol Minxhozi , gjatë diskutimit në studio tha se ‘benzinën në zjarr’ e ka hedhur kryeministri Edi Rama dhe jo Kryegjyshata.

Sipas tij, kjo është një “lojë” e kryeministrit dhe të gjithë tashmë po diskutojnë mbi frazën e tij.

“Problemi është ky; a është shtet i mirëfilltë ky që propozohet dhe a ka qenë dikur një shtet i mirëfilltë, sepse shteti i mirëfilltë lidhet me territorin, lidhet me simbolet dhe lidhet me shumë gjëra. E dimë që benzinën në zjarr e ka hedhur Edi Rama, dhe jo kryegjyshata, sepse fillimisht shkrimi i The New York Times dhe fjalimi në OKB, i cili është i gjithi i citueshëm, sepse është standardi i citimit zyrtar kur flet nga ai podium, ai flet për shtet sovran i Urdhrit Bektashi, është emërtesa e përsëritur me shumë këmbëngulje. Togfjalëshi shtet sovran të çon te neni 1 i Kushtetutës dhe nuk i shpëton asaj. Kjo është loja e Ramës për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe të gjithë bëjnë debat me një frazë të tijën.”, tha ai.

#Shteti #sovran #Urdhrit #BektashiMinxhozi #Kjo #është #loja #Ramës #për #hedhur #benzinë #zjarrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button