Vijon “ofensiva e gomoneve”, më shumë se 25 mijë emigrantë mbërritën në Britani nga La Mansh-i që nga fillimi i 2024
Më shumë se 25 000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar Kanalin La Mansh deri më tani, për vitin 2024.
Shifrat e “Home Office” – departamenti ministror përgjegjës për emigracionin, sigurinë dhe ligjin dhe rendin – tregojnë se 717 persona e bënë udhëtimin me 13 varka të dielën, duke e çuar numrin total të përkohshëm të emigrantëve në 2024 – deri më sot në 25 052.
Ky është numri i tretë më i lartë i mbërritjeve të regjistruara në një ditë të vetme këtë vit, pasi u raportuan 882 në 18 qershor dhe 801 në 14 shtator.
Kjo do të thotë gjithashtu se 1 424 kalime në Kanalin La Mansh u zhvilluan këtë fundjavë, pasi 707 persona të tjerë mbërritën të shtunën me 11 varka.
Totali për vitin e deritanishëm është rritur 4% – krahasuar me 23 996 në të njëjtën periudhë të vitit te kaluar, por 21% më i ulët se e njëjta periudhë në 2022 (31 686).
Kalimet e paligjshme kanë vazhduar sot për të tretën ditë radhazi, mes kushteve të motit me vranësira dhe erërave në det.
#Vijon #ofensiva #gomoneve #më #shumë #mijë #emigrantë #mbërritën #në #Britani #nga #Manshi #që #nga #fillimi
Java News