Hetimi i krimit/ “Më shumë llogaridhënie nga policia”, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Pesëmbëdhjetë hetues të AMP do të trajnohen për 3 javë lidhur me hetimin e krimit nga ICITAP.
Kjo bëhet e ditur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila thekson se Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.
Sipas njoftimit, ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.
“I mbështetur nga zyrtarë të lartë në Qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.
#Hetimi #krimit #Më #shumë #llogaridhënie #nga #policia #SHBA #nis #trajnimin #hetuesve #të #AMP
Java News