Manchester City barazon në minutën e 98-të, Arsenalit i ikën fitorja në fund
Manchester City dhe Arsenal barazuan 2-2 mes tyre, në supersfidën e javës së pestë në Premier League.
Ishte një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në fund, me vendasit që shmangën humbjen vetëm në minutën e 98-të, ndërsa “topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.
Erlind Haaland kaloi City-n në avantazh në minutën e 9-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Megjithatë, në minutën e 22-të, miqtë barazuan shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Calafiori.
Arsenali përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 46-të, pas një goli të shënuar më kokë nga Gabriel.
Pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, skuadra e Artetës mbeti me 10 lojtarë, pasi Trossard, u ndëshkua me karton të kuq.
Fraksioni i dytë i lojës, foli i gjithi për vendasit, që e kishin trë vështirë për të thyer “murin” e Arsenalit.
City barazoi shifrat vetëm në minutën e 98-të, kur Stones, përfitoi nga një topi i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.
Pas këtij barazimi, Manchester City mban kryesimin me 13 pikë, ndërsa Arsenali mban vendin e katërt me 11 pikë.
/a.r
#Manchester #City #barazon #në #minutën #98të #Arsenalit #ikën #fitorja #në #fund
Java News