Aktualitet

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi i socialistëve në Kuvend për të mos e dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, është realizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të mbronte një kryetar partie.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama veproi në mënyrë të tillë, pasi i intereson që një subjekt politik të jetë në fushën e lojës, për t’i hequr vota të djathtës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur kur një deputet ka dalë në Parlament dhe ka deklaruar se ‘Policia e Ramës i ka mbyllur biznesin për arsye politike’.

“Unë besoj që pas vendimit të diskutuar të socialistëve është padyshim Edi Rama, por nuk e ka bërë për Olta Xhaçkën, por e ka bërë për një kryetar partie. Për të mbrojtur një kryetar partie i cili me llogarinë e tij elektorale i shërben të jetë në fushë, të jetë në Parlament dhe jo jashtë tij, për t’i hequr një fetë modeste ose serioze të djathtës në zgjedhje.

Në kujtesën e tij i ka mbetur një frazë kur ata e akuzojnë në Parlament, një deputet i thotë që Policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin e vetë për arsye politike. Një deputet del në Parlament dhe deklaron që Policia politike e Ramës më ka mbyllur biznesin për arsye politike. Nuk mund të ketë biznes privat, është në konflikt interesi”, tha Vangjeli.

/a.r

#Përplasja #Kuvendit #Kushtetuesen #Vangjeli #Pse #Rama #mbrojti #Olta #Xhaçkën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button