Aktualitet

Raportohet se Real Madrid po interesohet për Edon Zhegrovën

Real Madridi po do që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo.

Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central.

25-vjeçari ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktualë të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro.

Kosovari luajti shumë mirë sezonin e kaluar, mirëpo fillimin e këtij të tanishmit e ka nisur edhe më mirë duke shënuar kundër Paris Saint-Germainit në Ligue 1, dhe duke e dërguar Lillen në Ligën e Kampionëve me golat e tij në fazën e plejofit.



#Raportohet #Real #Madrid #interesohet #për #Edon #Zhegrovën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button