Aktualitet

Kreu i Shërbimit Sekret takim të fshehtë me Trump, e këshillon ku të luajë golf!

Donald Trump nuk mund të luajë golf kudo pas tentativës së dytë për ta vrarë të dielën në resortin e golfit në pronësi të tij në Uest Palm Biç në Florida. Kjo është këshilla që shefi i Shërbimit Sekret Ronald Rou i dha kandidatit republikan në një takim të fshehtë që zhvilloi me të një ditë pas kësaj tentative.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka zbuluar detaje të këtij takimi, ku Rou i ka propozuar Trumpit të luajë golf tani e tutje në bazën Endrju të ushtrisë amerikane në Merilend. Vetëm në mjedise të tilla është më e lehtë të garantohet siguria e ish-presidentit, të cilit po i rrezikohet jeta ndonëse masat e sigurisë për të janë shtuar pas atentatit të dështuar me snajper të Korrikut, ku mori plagë të lehta në vesh.

Zyrtarët e shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar fonde shtesë dhe shtim të numrit të agjentëve në stafin e sigurimit të Donald Trampit, pas kësaj ngjarjeje. Megjithatë, Ronald Rou pranoi në një konferencë për shtyp të martën se vendi nga ku atentatori i dyshuar Rajan Rauth po përpiqej të qëllonte Trumpin, nuk i ishte ushtruar kontrolleve nga agjentët e sigurisë.

/a.r

#Kreu #Shërbimit #Sekret #takim #të #fshehtë #Trump #këshillon #të #luajë #golf
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button