Aktualitet
Tronditet Beogradi! Gjendet një bomba 240 kilogramëshe pranë Parlamentit serb

Një bombë, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur pranë Kuvendit të Serbisë ditën e sotme.
Sipas mediave serbe, bomba është gjetur në rrugën Vlajkovićeva pranë Kuvendit të Serbisë, gjatë ndërtimit të një garazhi.
Raportohet se bëhet fjalë për një bombë 240 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhet rreth tetë metra nën sipërfaqen e tokës.
Aktualisht në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa autoritet po punojnë për largimin e saj nga perimetri i Parlamentit.
#Tronditet #Beogradi #Gjendet #një #bomba #kilogramëshe #pranë #Parlamentit #serb
Java News