Ndarja nga jeta e Bogdanit, Begaj-familjarëve: Promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale

Tronditës ishte lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 44-vjeçare të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
Presidenti i vendit Bajram Begaj në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe miqtë e tij.
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!
Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Presidenti i vendit.
/a.r
#Ndarja #nga #jeta #Bogdanit #Begajfamiljarëve #Promovoi #vlerat #më #të #mira #në #qeverisjen #lokale
Java News