Aktualitet

Serwer tregon pse se Vuçiqi nuk do ta dorëzojë Radoiçiqin siç po i kërkon Kurti

Daniel Serwer, profesor veteran amerikan dhe njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka komentuar dy kërkesat e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të Serbisë.

Në një përgjigje, Kurti kishte kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin në Banjskë, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Serwerit, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, nuk do të pranojë këto kërkesa.

“Këto janë kërkesa të arsyeshme. Dy nuk kërkojnë asgjë më shumë se një nënshkrim. E para e kërkon dorëzimin e një krimineli të paktën disa krime (të vetërrëfyera) të të cilit ishin kryer brenda Kosovës. Ato të gjitha do të kërkonin që Aleksander Vuçiqi ta pranonte sovranitetin e Kosovës. Ai nuk do t’i bëjë ato” – ka shkruar profesori amerikan.



#Serwer #tregon #pse #Vuçiqi #nuk #dorëzojë #Radoiçiqin #siç #kërkon #Kurti
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button