Aktualitet
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në një qendër votimi

Gjatë procesit të votimeve në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A.
Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT). Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve, në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.