Aktualitet

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi dje rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe të sponsorizuar nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, duke dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër vendit fqinj të saj, duke shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse.

Rezoluta mori 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 kundër. Për rezolutën votuan të gjitha vendet evropiane, madje edhe Serbia, me përjashtim të Maqedonisë, e cila “abstenoi” dhe Bjellorusisë, e cila votoi kundër.

Përveç SHBA-së, kundër kësaj rezolute ishin edhe vende si Burkina Faso, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Nigeri, Mali…

Maqedonia e Veriut ishte bashkësponsore e një rezolute tjetër rivale të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk mori mbështetje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në formën e saj origjinale.

Në versionin origjinal, rezoluta nuk e përcaktoi Rusinë si agresore apo burim të konfliktit. Pasi u shtua teksti ku thuhej pa mëdyshje se Rusia kishte kryer agresion ushtarak në kundërshtim me Kartën e OKB-së, rezoluta u votua kundër.



#Maqedonia #Veriut #abstenoi #në #votimin #rezolutës #ukrainase #në #OKB
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button