Takimi “urgjent” me kryebashkiakët socialistë në Tiranë, Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Pas ministrave dhe deputetëve, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të martë edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe gjithë kryebashkiakët socialistë të vendit.
Kryesocialisti sapo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të zhvillohet takimi. Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.
Sot zhvillohet një takim i thirrur nga kryesocialisti Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.
Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosi-dhënës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.
/a.r
#Takimi #urgjent #kryebashkiakët #socialistë #në #Tiranë #Rama #mbërrin #në #Pallatin #Kongreseve
Java News