Mandati i Xhaçkës, zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve! Kreu i Grupit të PS: E përmbushëm detyrimin!

Janë zbardhur debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha Niko Peleshi.
#Mandati #Xhaçkës #zbardhen #debatet #në #Konferencën #Kryetarëve #Kreu #Grupit #të #përmbushëm #detyrimin
Java News