Aktualitet
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një vajze.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 dhe u iniciua si “Sulm seksual”.
“Prishtinë 16.09.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
#Arrestohet #dyshuari #për #sulm #seksual #në #Prishtinë
gazetablic.com