Aktualitet

Bajqinovci: LDK po tenton të distancohet nga Përparim Rama, dështimi në Prishtinë ka emër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj LDK-së, që thotë se po ankohet se niveli qendror i ka ndaluar 28 milionë, teksa thotë se po harrojnë se çdo vit ju kanë tepruar nga 50 milionë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kohët e fundit LDK po tenton të distancohet nga Përparim Rama, për të cilin kryetari i kësaj partie thotë se bënte nga 3 postime në ditë.

Postimi i tij i plotë:

LDK-ja ankohet kinse niveli qendror i ka ndaluar 28 milion, ndërsa po e harrojnë suficitin rekord me mbi 50 milion çdo vit duke ju tepruar, për shkak të paaftësisë dhe keqmenaxhimit.

Niveli qendror nuk t’a rregullon dixhitalizimin e procesit mësimor, kaosin në trafik, qentë endacak, mbeturinat dhe shërbimet tjera komunale.

Ndërsa kohëve të fundit, LDK po përpiqet të distancohet nga Rama, kryetari i LDK-së nuk e përmend më askund në postimet e tij, ndonëse më herët i kushtonte deri në 3 postime në ditë Përparimit. Por kjo përpjekje e dëshpëruar nuk po funksionon sepse dështimi në kryeqytet e ka një emër, LDK.

Arritja më kulminante në Prishtinë e LDK-së, janë 100 kontejnerët e mbeturinave.



#Bajqinovci #LDK #tenton #të #distancohet #nga #Përparim #Rama #dështimi #në #Prishtinë #emër
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button