Sport
Renditja e Superiores/ 4 ekipe mbajnë kryesimin me pikë të barabarta, Elbasani kërkon të jetë surpriza e madhe –

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e djeshme me dy sfidat e fundit, Partizani – Dinamo City dhe AF Elbasani – Laçi. Në “Arenën e Demave” ndeshja Partizani – Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 2-2. AF Elbasani u rikthye te fitorja pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.
Të mërkurën u luajtën edhe tre takimet e tjera të javës së katërt. Në stadiumin “Adush Muça” takimi Bylis – Tirana u mbyll në barazim 2-2. Vllaznia mundi në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian me rezultatin 3-1. Teuta u rikthye te fitorja pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-2.
#Renditja #Superiores #ekipe #mbajnë #kryesimin #pikë #të #barabarta #Elbasani #kërkon #të #jetë #surpriza #madhe
SportExpress